>
LETERSISHQIP
Irina Hysi

Refren!

Veç Ti, mbinatyrshmëri, njihje udhët e mia.
Të kërkoja në qiell, por ti ishe kaq pranë.
Ti udhërrëfysja ime e përsosur
Shkova vetëm kudo, duke kërkuar larg e pritur kohët.
Atje, vetmive të mëdha mësova të njoh njerëzit.
Pashë botën mrekulluar, si tingëllonin thellësive jetët.
Gjithkund vetëm, një hap para, edhe një, pastaj një pas!
Ti siguria ime, mendimet e mia shpesh të vërteta.
Hapi im, ti hapi im që tokën e dashur preke butësisht!
Ti dashuria ime ishe gjithçkaja, më e vërteta!
Me ty, planeti i madh gjigand dukej më i vogël.
Dhe erërat e egra ishin vetëm një fllad, forca ime.
Çdo kulturë e re më bëri të mësoj më shumë.
Nuk urreva kurrë askënd, sepse nga Sokrati kuptova!
Sa qenie përsosur janë të gjitha qeniet njerëzore së bashku.
E për të dalluar yjet gjigandë e xhuxhë, rreshtova shqisave të mi.
Me ndritshmërinë e tyre më treguan rrugët.
Të gjithë ishin dhe jemi si një kuptim, si një shenjë.
Kur heshtjet mohuese mbytnin, shikoja larg mbi malet.
Diellin, që tani zbret çdo ditë te unë, në zemrën time…
Çdo ditë me Diellin, duke pritur, në lindjen e Tij.

Ti dashuria ime që më mbajte gjallë, sensi im i jetës.
Një çudi si ju!
Poezia ime!