>
LETERSISHQIP
Irina Hysi

Oh Sytë E Mi!

Oh sytë e mi! Pranvera, ja!
Si mjaltë i ëmbël shijimi mrekullojnë,
shpirtit drithërojnë gjysmat…
E çfarë bukurie të rrallë dëshirojnë?
T’shenjtin, si vetë do donte ta trajtojnë,
sytë ku ëmbël shkëmben ndjesitë,
në zjarrin e lindur, gjokset të gëzonte Zoti..
Dy fytyrat e shenjta t’perëndisë, e ndërsjellë,
të lara në ar shkëlqejnë pastërtinë arsyes, , ,
E çfarë tjetër ka bërë për ne si pritshmëri,
që shikon e përgjigjet me indiferencë shikimi…
Kthehu dashuria ime, e m’duaj fort, fort…
Oh, ç’ befasi ndjekin sytë e mi, e njeriu me veten,
zgjedh dashuria ime, që paska parë me zemër…
Por s’ ashtë vonë, ashtu siç dëshiron, zgjedhim,
e ma’ mirë zgjedhim për veten e për të gjithë…
N’ krahun tand’ do t’ jem, t’ premtoj këtë pranverë…
me ngjyra "syrit tem" t’vetëm, do t’a pikturoj n’hir shkëlqimin…
Kaq shumë kam me dasht’, me qesh shpirti, njiherit’…
në gjithçka shoh, prek, imagjinoj!…Pa fund dashurie …, t’ lumturoj!