>
LETERSISHQIP
Irina Hysi

Vals I Pranverës

Sikur të ishte Dashuria pranverë?
Nē tastet që luajnë butësisht...
Nën flladin e lehtë të agimit...
Nën fushat e gjelbëra të Toskanes
Si të qendisura dashurinë e kompozuar
Me duart e Shopenit në kohë të arta.
Atëherë çdo notë do të lulëzonte si pranvera.
Si psherëtimë mes hardhive dhe kodrave.
Çdo akord do pëshpëriste nëpër pemë ulliri.
Shpirti do të fliste nën rrezet e diellit...
Me ngjyra që vetëm të dashuruarit shohin...
Ku vreshtat përkulen si krahë që flenë...
Rreth ëndërrës si vals veç "ti dhe unë".
Nën qiellin e zgjuar, do zbrisnim yjet...
Me pathos do ndiznim kodrat Toskanës
Mbi gurët e lashtë do vallëzonim si hardhitë...
Derisa zemrat tona nga heshtja të buçisnin..
Do luanim në një valle shprese të vërtetën.