>
LETERSISHQIP
Irina Hysi

Një Çudi Si Ju!

Veç Ti, Mbinatyrshmëri, njihje udhët e mia.
Të kërkoja në qiell por ti ishe dhe je kaq pranë.
Ti familja ime e përsosur, që të kisha e kam kudo.
Shkova vetëm kudo, duke kërkuar larg, prita kohët.
Atje, vetmive të mëdha mësova të njoh njerëzit.
Pashë botën mrekulluar si tingëllonin thellësive jetët.
Gjithkund vetëm, një hap para, edhe një, pastaj një pas!
Ti siguria ime, mendimet e mia shpesh të vërteta.
Hapi im, ti hapi im që tokën e dashur preke butësisht!
Ti dashuria ime ishe gjithshkaja, më e vërteta!
Me ty, planeti i madh gjigand dukej më i vogël.
Dhe erërat e egra ishin vetëm një fllad, forca ime.
Çdo kulturë e re më bëri të toleroj, të mësoj më shumë.
Nuk urreva kurrë askënd, sepse nga Sokrati kuptova!
Sa qenie e përsosur janë të gjitha qeniet njerëzore së bashku.
E për ti dalluar yjet gjigandë e xhuxhë, rreshtova shqisave të mi.
Me ndritshmërinë e tyre më treguan rrugët.
Të gjithë ishin dhe jemi si një kuptim, si një shenjë.
Kur heshtjet mohuese mbytnin, shikoja larg mbi malet.
Diellin, që tani zbret çdo ditë te unë, në zemrën time...
Çdo ditë, me Diellin, duke pritur, në lindjen e Tij.

Ti dashuria ime që më mbajte gjallë, sensi im i jetës.
Një çudi si ju!
Poezia ime!

Athens, Greece