>
LETERSISHQIP
Irina Hysi

Ekuilibre Delikat

Ndërsa bota s’ ka kuptim, ejani miq, shpikim një tjetër…
Shtrate shpirtrash erëmirë, do të gjejmë gjithkund,
t’ butë e t’ pambuktë, mbledhur e sajdisur dëshirat…
të harruarat, e të shpërbërat, koncepteve hapësirash,
përtej papërsosmërisë, dallimet do shpërthejnë….
Heshtjet pa zhurmë…, daullet kur të pushojnë…
në rrathë biçikletash, radhët shigjetë të përshkojnë…
e herë lerini të shkojnë…psherëtimat pa zë…
Qiellit, në shiun e ëmbël do i harkojë ylberet..
dhe yjet e fshehur do nxjerrin cepat një nga një,
kryet në prehrin tuaj do bien…

***
Prushe t’ kuq, flakë, copat e shpirtit do ndezin…
zinxhirë të pakontrolluar do çlirojnë, ekuilibre delikat!!!….