Irina Hysi
Kalimtarët
Ku jeni kalimtarë, vallë harruat,
kur ju merrja me vete ashtu si ishit…
Ju mësoja të visheshit, të ecni, të flisni,
dhe ne diç mësuam nga padija juaj.
Tani më shikoni vëngër, kur vizitoni profile,
qeflesha harruat, sa të fshehta jeni,
harruat vallë vërtet, kush ishit e djeshmja,
kur filtrimet fshehuazi, ju fshihja nën qepallë.
Sa të mira jeni, kalimtare të rastit,
asnjëherë poezia juaj s’ jua ndjeu mungesën,
ju kujtova sot, këtu në ekranin e madh
pashë e çfarë nuk pashë, deklarata të shkruara.
Në memorjen e shiritave të kujtesës time,
pashë sytë tuaj të vërtetë, si i'u zhvishte vjeshta,
atëherë kur gjethet me shiun putheshin nën pemë,
dhe dilnin ylberët me ngjyra të gënjeshtërt.
Ah kalimtare, ju kujtoj si sot…?!?

Komente 0