Irina Hysi
Djellina
Ka një kufi deri në fund të kuptimit universal.
Është autopoezia një magji e jetës, një mbulesë.
Ka një kalim prej vetëdijës këtij rendi fizik.
Bota e njeriut!
Komunikimi, veprimi, kuptimi.
Ka mënyra të gjatësisë dhe thellësisë.
Ka forma formimi brenda hapësirash strukturimi.
Ka skena të çuditshme brenda minierës, minatorimi.
Passkena, dialogje, drithërima, pauza..
Të gjitha, përkisnin një tjetër udhëtimi.
Ky është fillimi, shpirti im i bukur!
Ky është vetëm fillimi, shpirti im i vetëm!
Në fundin e një plani të përpunuar projektimi.
Ku fillimi i gjithçkaje, mbyll fundin një piketimi.
Çfarë befasie pa siguri që rrëmbehet djelline.
Djellina ime, djellina juaj!
Imagjinoni se çfarë, kaq e pakufishme, e lirë.
Hyri në dhomën ku kish jetuar fëmijërinë!
Shkoi në guzhinë, në sallon, në dhomën e pritjes…
Doli në oborr, qëndroi ashtu gjatë!…
Atje, ishte një man, një man i kuq kokërrmadh!!!

Komente 0