>
LETERSISHQIP
Kaltrina Hoti

Aty Njeriu Avullon

Të shtrëngon nga brenda
dhe nuk ka luftë që fiton.
Diku, mes zhurmës së ditës,
kërkon shpëtim
pa ditur nga kush.
Pyet veten:
çfarë më duhet?
qetësia
apo rrëmuja e natës.
Në fund mbetesh duke biseduar
me gotën e verës,
si me dikë që të njeh
pa të pyetur.
Përballë shfaqet rruga e ngarkuar
që sot e kalove me shpejtësi.
Të kthehen fytyra të panjohura
që u përpoqe t’i përshëndesësh,
por koha nuk lejoj
Metropoli...
aty njeriu avullon.
Një dite te buzëqeshur i dëshiroj te gjithë lexuesve