>
LETERSISHQIP
Kaltrina Hoti

Thanë, Them

Thanë:
“Njeriu i mençur mëson nga gabimet e të tjerëve.”
Them:
Por si mund të mësoj,
pa u rrëzuar vetë?
Si ta njoh veten,
nëse kurrë nuk kam gabuar
Thanë:
“Mos e lejo zemrën të të verbojë.”
Them:
Po kur zemra është e vetmja që sheh dritën?
si do ta përjetoj dashurin
Thanë:
“Jeto me mençuri, jo me pasion.”
Them:
Mençuria pa zjarr
është si tokë pa ujë

Thanë:
“Dëgjo këshillat.”
Them:
I dëgjova.
Por asnjë nuk më mbajti dorën,
kur rashë në terrin tim.