Kaltrina Hoti
Vallëzimi I Shiut
Me kujtohet kur shpirtin ma ledhatoje
mbetesha pa frymë, kërkoja mëshirë nga puthjet qiellore
hapat i numëroja, sa here ngulitesha në gjurmën tënde
Ti
me grabitej me puthje
duart i shtrëngoje rreth belit tim
më thoshe
të dua, rri me mua dërsi sa të bie shiu.
Dhe unë lëkuren time ta fala
E jotja jam edhe pas shiut
Papritmas mjegulla e kaltër erdhi
Na e mori diellin
Më grabiti nga hija jote, qava...por nuk me dëgjove
edhe ti më kërkove
por ishin mbuluar hapat e fundit të dashurisë
e lidhur me zinxhir te kohës
prita të kthehet shiun jonë
Dhe erdhi
Hapi krahët Hoti i Kujit
lëkura ime është ende e lagur nga shiu i fundit
vetëm dheu yt mund ta thajë
u ktheva
Vallëzimi i shiut vazhdon