>
LETERSISHQIP

Përkundja Nga Ti

Erdhi si nuse e shpaluar
Të mundon
Dhe të bënë të gjëmosh në pike të ditës
Afroja dorën
Le të merr përkundja nga ti
Atëherë do te mundësh frymën e shqetësuar

Diku në mes të duvakut
Një pendël e bardhë ty të pret
Për ta stolis krahët dhe ballin
Ti solla nga lindja

Rrezja e zgjoj pëlhurën e bardhë
Me zë lutës më mbuloj

Përcjelle mëshirën e sekretit nga nata
Më tha
Me lejo të pushoj në brushën tënde
Mbrëmë kam qenë ylli i dashnorëve
T’i solla puthjet e tyre
T’i shndërrosh në shenjë të ditës
Buzëqeshë
E di nuk është lehtë
Vellon e natës ta shpalosh
Nganjëherë e humb fuqinë e jetës
Dhe drita në sy të pengon
Ke ditë të panjohura
Kohe pas kohe humbësh në ëndrra
E di
Fryma kërkon afsh
Po ti buzëqesh
Mos ki frike nga vetja
Prej çdo sfide një dhuratë dhurohet
Nga buzëqeshja jote çlirohet
Unë të lus
Buzëqeshi ditës së sotme

DËRGOI: