>
LETERSISHQIP

Do Ta Kuptosh

Një ditë do të zgjohesh
Me dëshirë që koha të kthehet
ose të shpejtohet,
nuk i dihet,
Një ditë do ta kuptosh,
aty ku kërkove dritë,
ishte terr,
aty ku kërkove dashuri,
Kishte frikë,
aty ku ishe mbështetur,
S’kishte themel,
një ditë do ta kuptosh,
të duhet vetja dhe askush tjetër,
Mos u frikëso të jesh ti,
Kur të qahet,
Qaj,
Derën e shtëpisë hape,
le të vijnë të gjitha stinët,
të luajnë me ty
akull, avull, ujë,
në fund të gjitha bëhen
Pluhur.