Kaltrina Hoti
Nuk Të Kam Frikë
Mjaft i kënduam të parëve tanë,
mjaft u mburrëm
me trimërinë e gjyshërve
e stërgjyshërve tanë.
Është koha të ndalemi,
të marrim frymë me dëshirë,
jo si të huaj
në shtëpinë tonë.
Botës i thonë:
“Shqiptarët në Mal të Zi janë mirë!”
Në fletë të bardhë,
me ngjyrë të zezë
shkruajnë se s’u mungon asgjë.
Por ne, çdo ditë, e ulim kokën.
Disa fshehin flamurin,
plisin e lënë mënjanë
varret e vjetra ende kullojnë gjak.
Disa të tjerë qëndrojnë,
të palëkundur në këmbë,
presin ditën kur gjumi do çahet,
kur zëri ynë do ngrihet si stuhi.
Buka e papjekur nuk shtrohet,
kripa nuk ia ndërron shijen
gotës së rakisë.
E ti, Mal i Zi,
dridhesh nga gjuha ime,
trembesh nga flamuri im.
Me bisht syri më ndjek,
në çdo kthesë më ke ngritur kurthe.
Por mos harro:
në tokën time nuk mund të më thyesh!
Se në fund,
edhe të vdekurit do të ngrihen,
të tregojnë…
deri ku mundesh.
Nuk të kam frikë.
mjaft u mburrëm
me trimërinë e gjyshërve
e stërgjyshërve tanë.
Është koha të ndalemi,
të marrim frymë me dëshirë,
jo si të huaj
në shtëpinë tonë.
Botës i thonë:
“Shqiptarët në Mal të Zi janë mirë!”
Në fletë të bardhë,
me ngjyrë të zezë
shkruajnë se s’u mungon asgjë.
Por ne, çdo ditë, e ulim kokën.
Disa fshehin flamurin,
plisin e lënë mënjanë
varret e vjetra ende kullojnë gjak.
Disa të tjerë qëndrojnë,
të palëkundur në këmbë,
presin ditën kur gjumi do çahet,
kur zëri ynë do ngrihet si stuhi.
Buka e papjekur nuk shtrohet,
kripa nuk ia ndërron shijen
gotës së rakisë.
E ti, Mal i Zi,
dridhesh nga gjuha ime,
trembesh nga flamuri im.
Me bisht syri më ndjek,
në çdo kthesë më ke ngritur kurthe.
Por mos harro:
në tokën time nuk mund të më thyesh!
Se në fund,
edhe të vdekurit do të ngrihen,
të tregojnë…
deri ku mundesh.
Nuk të kam frikë.
Komente 0