>
LETERSISHQIP

Koha

Ne fillim përshkruajmë sa te mrekullueshëm jemi
Pastaj vazhdojmë te flasim për bukurin tone
Pa pritur na godit dashuria dhe aty humbëm me vite
Mundohemi ta kuptojmë ta përjetojmë ta mallkojmë
Ne fund jetojmë pa atë dashuri
Është e thjeshte kjo bote rrethe nesh... është e bukur
Por heshtja ne vende te gabuara
Puthja e fshehur
Humbja e te kaluarës
Harresa e shiut te pare
E beri ne heshtje te vuajmë dhe boten mos ta kuptojmë

Ne fund kërkojmë qetësinë për ti kujtuar gabimet
Për ti thënë vetes pse nuk pata guxim
Ta bej atë qe ne shpirt me pëshpëriti
Ne fund e kupton veten
por nuk mundohesh te tjerëve shpirtin tënd ta shpalosh
E pranon te pa priturën
Sfidën e përshëndet
Dhimbjen ne krahun e djathte e fshehë
I lutesh dritës se parë te jep
Te nesërmen me te mirë se dje.
Njeri tjetrin se njohëm kurrë

Vetëm koha e din te vërtetën

DËRGOI: