>
LETERSISHQIP

Dashuria, Fjalë Që Nuk Thuhet

Lojë të çuditshme
Kjo natë bën me mua,
më shndërron në flakë
të yjeve të përgjumura,
E mua gjumin nuk ma falë
Për puthjen e dëshiruar,
Që dua ta kthej në dritë
të agut.
ikja e errësirës
Më kujton kush jam,
Shpirti i rrethuar me re të bardha
Pëshpërit...
Dashuria,
Fjalë që nuk thuhet.
ngadalë do të shtrihem
afër trupit të ngrohtë,
Ëndrra të bëhet
Këngë e gjumit për mua.