Luan Rama
A Të Pëlqen Karavaxhio?
Ishin shtrirë në atë dhomë hoteli, në takimin e tyre të parë intim. Me habinë në sy, ai kundronte ato supe të zhveshur, lëkurën që dihaste e shndriste herë-herë me lëvizjen e perdes, si nga një frymë perëndie. Ishte okra e diellit që binte, e zeza e errësirës luante e luhatej duke zbuluar trupin e saj të bukur, ijet, llërët e shtriqura, krahët që frymonin e pastaj mblidheshin, përkuleshin, trazoheshin e ngriheshin lart, duke qëndruar si krahët e një shpendi në ajër, mjellmë e mbetur pezull një çast, ashtu në atë strehë habie. Ai e vështronte me ndjesinë e gjakut që i pulsonte gjithnjë e më fort, duke puthur atë zverk dhe duke i marrë erë atij kurmi, që e bënte të drithërohej. Ishte ditë dhe natë bashkë; dita e fshehur pas perdes që luhatej, botë e harruar pa kohë, strukur brenda trupave që dihasnin dhe një çast, kur dielli hyri fuqishëm, mbi torsin e saj të kolmë ai pikasi atë kontrast të dritës me errësirën. Iu kujtuan tablotë e Karavaxhios, gjoksi i lëshuar i Madalenës me kokën e ngritur lart, rënë prapa në një ekstazë të plotë, e vetmuar për t’u ngjizur me vetë Zotin, të fuqishmin e saj, hirësinë, të mrekullueshmin, lëngështorin e frutave më të ëmbla të botës. Dhe ashtu i etur, i uritur për atë trup të lëshuar, ngatërruar mes epshit dhe kuriozitetit, papritur e pyeti:
– A të pëlqen Karavaxhio?
Ajo ktheu kokën. E vështroi përmes një tisi dëshire, dehje dhe habie e pëshpëriti:
– Karavaxhio? Ku t’u kujtua tani?
– Ti i ngjan Madalenës së Karavaxhios. – shtoi dhe nisi t’i puthte gjinjtë, që merrnin dritën okër sa herë që perdja lëvizte, sa herë që dielli binte mbi ta, si për t’i ngrohur dy trupat e zhveshur brenda një fryme; kërleshur, ashtu gojëhapur, përhumbur, pështjellë në aromë kurmesh. Dhe ajo dritë i shuante etjen, pinte ujë dielli, drite, ari, pa mundur të ngopej me mrekullitë e kësaj bote, më e bukura mrekulli, jo prej flakësh e zjarri, por mishi, gjaku e mjalti…
Ata u kthyen dhe u rikthyen sërish në atë dhomë, me hapat e dëshirës, mëngjeseve të nxehta dhe mbrëmjeve të gjata, ku akrepat e orëve nuk lëviznin, ku veç një fasho drite zbulonte gojët e tyre të hapura, trupat e ngjizur, afshet, dritëhijet, pëshpërimat, klithmat e mbytura, deliret pafjalë të dehjes së madhe e të lirisë për të qenë bashkë, pranë e pranë, në trup dhe në ëndërr. Vallë flinte, përgjumej, ashtu me kokën mbështetur mbi gjoksin e saj?
U mbush gjatë me frymë dhe erëmori të gjitha aromat e atij trupi të përkorë, që dukej aq në paqe, si në një tjetër botë. Ndjeu rrahjet e saj, atë pulsim që vinte nga shumë thellë dhe kuptoi se edhe ai po zhytej brenda saj, në një hapësirë të panjohur. Vallë, ky ishte shpirti, kjo kube që rezononte frymë, fjalë, dëshira të thëna e të pathëna, pëshpërima e gjithçka njëherësh nën dritën e një aureole gati verbuese?! Sa kohë qëndroi ashtu…?! Çuditërisht i njëjti pulsim e risolli në vete, e zgjoi nga një magji mitike. Hapi sytë në gjysmë-errësirë dhe e njëjta dritë, si gjithnjë, vinte nga përtej. "Ndoshta dielli po perëndon", mendoi dhe papritur iu duk sikur ishte mbi gjoksin e Madalenës së tablosë së Karavaxhios, e cila dukej se kishte mbetur pa frymë nga ai çast ekstaze, ku humbasin nocionet e qenies dhe ku gjendesh gjetiu apo më mirë brenda thelbit njerëzor, nga ku nis çdo udhë, çdo krijim i fytyrës humane, çdo përgjërim e blatim. Po, i ngjau se ai gjoks ishte i Madalenës, ku Karavaxhio bëri sakrilegjin e madh duke e paraqitur si të dashurën e Jezusit, në ekstazë e sipër, ndryshe nga vizionet kristiane dhe emblemat papale, në një lloj herezie të lumtur e klithëse të dëshirës fizike dhe të vetë dashurisë.
…
Ata flisnin për Karavaxhion e vdekur pesë shekuj më parë, por dashuria, e përgjëruara dashuri në shekuj, nuk donte të vdiste…

Komente 0