Luan Rama
In Memoriam Për Paul Celan
Në përvjetorin e «Natës së kristalit»2
Fuga e vdekjes u recitua në Bundenstag
Todesfuge… e kënduar nga Paul Celan
me vargjet e Margaritës e të Sulamit
që pikëlluan në ngjizmën e kujtesës.
Ku është qumështi yt i zi Celan
ai i kampit të makthit të madh
qumështi për vajzën me flokë prej hiri
nga shkrumbi i zjarrit universal?
Ku janë ëndrrat e tua të përcëlluara
pleksur me një fugë të Bahut dhe një psallm hebraik
puthur bashkë
në telat e ftohtë të Dachaut, Aushvitz, Mathausen…?
Të lexosh sot «fugën» tënde Celan,
do të thotë të qash përsëri
të rrënqethesh dhe të të çahet shpirti
si shegë e hapur mes hirit të zi
ku gjaku është mpiksur,
do të thotë të mallkosh ende
dhe të mermëritësh këngë zie,
të fshish lotin e përcëlluar të «Natës së kristalit»
I ëmbli Celan,
ti nuk e mbajte dot barrën e tmerrshme të shkatërrimit
dhe nuk mund ta dëgjoje më ehon e apokalipsit,
barrën e tmerrshme të humbjes së prindërve,
atë dorë të atit që tu zgjat
dhe që ti s’munde ta prekje dot,
nuk munde t’i harroje oxhaqet që villnin qumështin e zi…
Një natë plot yje, mbi Seine,
nga ura e gurtë Mirabeau,
atje ku Apollinaire me kohë kishte shkruar
në shtroje vargjesh, dashurish të harruara,
ti fluturove si në një tablo të Chagall
në kërkim të prindërve të tu.
Todesfuge u recitua dje në Bundestag
ndërsa unë dëgjoja ende dënesën e Seine-s
dhe 40 vjet më pas…

Komente 0