Luan Rama
Të Kujtohet?
Ishte një natë e ngrohtë vere,
kishte kaluar mesnata,
dhe në shtrat,
ajo grua plakë zgjati dorën mbi gjoksin e burrit të saj:
– Po fle?
– Po!
– U kujtova, si në ëndërr…
– Çfarë?
– M’u shfaq ajo natë kur të kërkoja ngado në qytet,
nëpër shi, nëpër erë,
të kërkoja si e çmendur
dhe lusja Zotin të ishe me një grua tjetër,
të ishe gjallë…
thuamë, ku ishe?
Ai u kthye nga ajo dhe i preku buzët e rreshkur.
Ishte ftohtë.
– Fol!
Heshtja rëndonte plumb.
– Po… isha me një grua,
gjithë jetën kam dashur të ta them,
e ç’rëndësi ka tani?
ne së shpejti do shkojmë,
të lemë diellin dhe kapërcejmë pragun e natës së gjatë…
Ai e puthi.
Ajo qau.
– Fli tani, është vonë, dhe pak do këndojnë zogjtë,
turtulleshat do marrin rrugët e qiellit.
– Kisha frikë për ty!…
tani kam shumë kohë për të fjetur.
Dhe ata u ngjitën njëri me tjetrin,
sytë përballë,
krahët mpleksur,
zemrat një mbi një,
me plagët që rridhnin ende dhe rrihnin ngadalë
në kohën pa kohë,
me agun që s’donte të zbardhte më…

Më shumë nga Luan Rama
Komente 0