>
LETERSISHQIP
Luan Rama

Love Story

Një natë nëna më tregonte dashurinë e saj me atin tim,
dihatjen dhe puthjen e parë në fshehtësi,
përshëndetjen e fundit të tij,
gjithçka është një "love story"
në diell, në rrebesh, mes duhish,
fqinja ime zbulon se ka mbetur shtatzënë
në këto ditë pranvere të një "love story"
duke rendur si e çmendur rrugëve të qytetit,
në kafenenë përballë gishtërinjtë e dy të rinjve
luajnë në heshtje si të kërkojnë tastierat
e një "love story" parë vetëm ndër filma,
në një kryqëzim një vajzë e përhumbur më pyet,
nëse pëlqej Hendel apo Brahms,
dhe unë duke qeshur i them:
– Gëzohu që po jeton një "love story"
shko, endu dhe ti në një sonatë të Hendel
këmbëzbathur në qiell
këmbëlagur në det…