Luan Rama
Letra E Hirit
Letra e hirit
Në natën që shuhej mbi Senë,
Diderot i shkruante Sofisë:
"Kur të mos jem më, do më mbetet ndoshta një shpresë
të të prek, të të ndjej, të të dua dhe të bashkohem me ty,
për të krijuar "Një" të përbashkët
një me ty, në vazhdimësinë e shekujve.
Grimcat e të dashurit tënd do lëvizin
dhe do të kërkojnë të tuat
shpërndarë në natyrë…"
Kjo është letra për hirin e dashur,
letra e hirtë në njëmijë grimca
me imazhin e Sofisë që lëshonte kokën pas
për t’u mbytur në të puthurat e tij,
që i hapte këmishën dhe i zbulonte gjinjtë
që filozofi të dehej me frutin e saj,
që i dashuri si një diell të përvëlohej mbi kofshët dhe ijet e saj,
ku bota pastaj le të prehej…
Letra hiri që çuditërisht ende djegin,
ajo nuk e dinte se era do të frynte
se shiu do t’i mplekste përsëri nën kupolën qiellore
në një requiem me tone gëzimi të ritakimit,
nuk e dinte se flladet do të luanin pastaj me ta
një sonatë të pambarrimtë
«një hallelujah» të Haendel
një «Stravaganza» të Vivaldit
se zogjtë do t’i mbanin hiret e tyre si talismanë
gjer në kontinente të largët
në udhë mos-kthimi,
nuk e dinte se në tokën që lëviz,
sipër syve do të dëgjonin hapat e të gjallëve
miliona zëra dashurish të bulëzuara
në stinën e përbotshme
ku hiret bashkohen si shpirtrat dikur
në refrenin e dashurisë së ndaluar,
në përqafimin e shpejtë të natës që vraponte diku
bashkë me ekstazën e tyre,
me syrin e bërë mavi nga pritja,
hiret, e dashur, nuk do ta humbasin kujtesën…
*Nga letrat e Diderot (që guxova t’i vargëzoj ato rreshta) dërguar të dashurës së tij, Sophie Volland, më 1759-n. Pesëqind e pesëdhjetë e tri letra dashurie që mbijetuan, por letrat e saj nuk u gjetën kurrë. Pesë muaj pas vdekjes së saj, vdiq në Paris edhe Diderot.

nga libri me poezi: "Poezi dashurie në kohë të vonë"
Më shumë nga Luan Rama
Komente 0