>
LETERSISHQIP
Luan Rama

Paleta

Ka ngjyrë të zezë, të zezë,
"azin", bojë Kine, e zezë karboni,
ka ngjyrë të kuqe, të kuqe,
"ekarlat", "karmin", "vermeij", ngjyrë shege,
e pastaj ka të bardhë,
fustani i nuses që ka munguar
të kerkuar dhe të përzënë,
të klithur dhe të dëshiruar,
është gjaku i piktorit,
shtresë mbi shtresë,
ku një jetë e tërë mpikset.
Endërr pas ëndrre
gëzim pas trishti
në një pagjumësi të pafund…