Luan Rama
Kantabile…
Ti luan, përhumbesh e harrohesh,
himne, suita, sonata,
sa shumë këngë të botës,
njëmijë pranvera bashkë,
njëmijë hëna dhe diej që s’duan të shuhen,
ti luan në do-maxhor,
pastaj një kreshendo kantabile në gjinj të zgjuar,
gjithë këto hire e dehje mbi trupin e një gruaje
ku gjithë gjenitë e botës kanë luajtur mbi të,
një Mozart njëzetvjeçar, një Beethoven plak dhe i shurdhët,
një Chopin në prag të vdekjes apo një Rubinstein.
Është një piano në velur
si trupi i lëshuar dhe pa peshë i një gruaje
në ekstazën e vet…

29.12.2016
Më shumë nga Luan Rama
Komente 0