Lumo Kolleshi
Dy Këmbë
Dy këmbë që mbajnë të keqen në këmbë,
Mes nesh.
Në fron njëra këmbë
E tjetra në rrugë, në shesh.
Njëra qofteron edhe shan,
Para kamerave leh, po ashpër,
Tjetra vetëm përqesh,
Luan pokerin e radhës,
Me fatin tonë luan tavëll.
Dhe ne që pjesë nuk kemi
(Për ta, sigurisht, nuk hyjmë në atdhe)
E kështu vazhdon serenata: A vemi a s'vemi
E thika mbi kocka na fle.
Mes nesh.
Në fron njëra këmbë
E tjetra në rrugë, në shesh.
Njëra qofteron edhe shan,
Para kamerave leh, po ashpër,
Tjetra vetëm përqesh,
Luan pokerin e radhës,
Me fatin tonë luan tavëll.
Dhe ne që pjesë nuk kemi
(Për ta, sigurisht, nuk hyjmë në atdhe)
E kështu vazhdon serenata: A vemi a s'vemi
E thika mbi kocka na fle.
19.04.2018
Komente 0