>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Te Gjalle E Te Vdekur

Bej te fle e nuk fle dot,
Dridhet zemra s'di se si,
Dridhet zemra per nje lot,
Lotin tim e ke dhe ti.

Sa po ikin nga kjo bote,
Pa nje fjale, nje perqafim,
Sa po behen dhè i plote
E nje grusht e kane mallkim!

Qe dikur dhe Herakliti
Ne kete bote si qereç,
Me ze te thelle ai bertiti:
"Te vdekurit jane veç!"

Po sot-pyet zemra troke, -
Ne kete bote qe theu shkallet?
Te vdekurit jane tok,
Te ndare mbeten te gjallet.