Lumo Kolleshi
Pranvere Ne Arrest
Eh, karantine, qe na çmende,
Rreth te hekurt na vure kokes.
Ke frike te puthesh gruan tende,
Pale, larg qofte, ndonje te botes.
Ne arrest fute pranveren,
Per dallendyshet nuk dhe kthim,
Bilbilat qe kendonin heret,
S'di ku vajtojne ne mjerim.
Te ndare e larg, larg e te ndare,
Dy bote te kunderta u beme,
Mallkojne çatite trare e binare,
Per pakez diell, per dy gisht hene.
Lullet i hodhen pemet mbi dhe,
Se ç'frut do pjekin, nuk e di.
Ky mallkim i madh ç'ishte per ne?
Mos valle gatuam kaq ligesi?
Kerkojme lirine, te lire s'jemi
Dhe e kerkojme me qiri,
Siç bridhte rrugeve Diogjeni,
Te gjente vetem nje njeri.
Makuterite e kesaj bote,
Planetin mbare kane zemeruar,
Perplasen pllakat e nje epoke,
Te flakim lekuren tone te gjarperuar.
Rreth te hekurt na vure kokes.
Ke frike te puthesh gruan tende,
Pale, larg qofte, ndonje te botes.
Ne arrest fute pranveren,
Per dallendyshet nuk dhe kthim,
Bilbilat qe kendonin heret,
S'di ku vajtojne ne mjerim.
Te ndare e larg, larg e te ndare,
Dy bote te kunderta u beme,
Mallkojne çatite trare e binare,
Per pakez diell, per dy gisht hene.
Lullet i hodhen pemet mbi dhe,
Se ç'frut do pjekin, nuk e di.
Ky mallkim i madh ç'ishte per ne?
Mos valle gatuam kaq ligesi?
Kerkojme lirine, te lire s'jemi
Dhe e kerkojme me qiri,
Siç bridhte rrugeve Diogjeni,
Te gjente vetem nje njeri.
Makuterite e kesaj bote,
Planetin mbare kane zemeruar,
Perplasen pllakat e nje epoke,
Te flakim lekuren tone te gjarperuar.
Komente 0