>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Meditim Me Hamletin

Te kam dashur e prape te dua, Hamlet,
Dhe pa qene princ, te kam pasur drite ne sy.
Ne kete kohe kur ligesia vret,
Dilema jote me bashkon me ty.

Si ti, jam i çmendur per te tjeret,
Dyshues ndihem si nje Sokrat i vjeter,
Ngrihem dhe mengjeset i pres me heret,
Dyshoj dhe per diellin, mos eshte tjeter.

Dyshoj se kete bote ne e prishem,
Se njeren ane te dilemes tende pame,
Se te keqes dhelperisht i ikem,
Te keqen pales tjeter gjithmone ia lame.

Fjala vjen, kovidin e shohim veç te tjetri,
Vetes sone i japim gjithmone imunitet,
Harrojme se te nje teshtitje qendron sekreti
I helmit me te helmet qe dike vret.

Dhe ti me thua prape:"kjo bote u prish",
Dhe une te pergjigjem:"Larg prej resh".
Te luftojme te gjithe bashke serish,
Te luftojme te keqen midis nesh.