>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Okavango

Oh, pasthirrmat ka zgjuar zemra këtë mesnatë,
Klithmat më marrin frymën.
Arratisen mendimet duke hedhur në gjuhët e flakëve çdo maskë,
Viruset po gllabërojnë natyrën.
Arka e Noes në një qosh të ëndrrës ka ngecur në baltë,
Njeriu nuk do t’ia dijë më për vetveten,
Godonë e Beketit ka thirrur e pret në shkretëtirë…
Ohet dhe ahet shkulin vet zëmrën teksa sheh elefantët shtrirë.