Lumo Kolleshi
Tjetër Mjaltë
Të vish arratimthi nga larg
E të mos e ndjesh mungesën e njeriut,
Të përhumbesh nën pjergullën që loton e lag
E busullës t'ia fshish shigjetën që shkon drejt veriut.
Të qëndrosh dalldisur ca çaste nën kumbull,
Poshtë kumbullës së kopshtit të veshur për nuse,
Të të bëhet zemra bletë apo flutur
E brengën ta flakësh në humbëtira, në lugje.
S'kini faj, iu thashë syrit e zemrës,
Atdheu te pragu filloka përherë,
Të bëka fëmijë në livadhet e ëndrrës,
Seç kanë një tjetër mjaltë kthimet në pranverë.

Komente 0