>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Shira Të Frikshëm

Inate të vjetra perëndish
Gjëmimet,
Në këtë qiell ku retë njëra-tjetrës i mbajnë mëri.

Të frikshëm shirat në verë
Dhe më keq akoma ndonjë breshër fatzi.
(Eshtë dhe kohë fushate si për ironi.)

Rrëketë hajdute zhvatin malet
E ndyjnë pa mëshirë
Lumë dhe det.

Dhe mendimi im i brishtë që ballas i rri shtrëngatës:
Veçse ndajnë dhe bëjnë zarar
Partitë në fushatë dhe shirat në behar.

E njeriu i thjeshtë i mbetur cullak e pa çadër.