>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Harrova Porosinë E Tim Eti

Klaloja mbi një urë me drurë,
(Drurët s’ishin të zotë as për vete)
Lart kisha qiellin e poshtë një lumë;
Në tel të çmendurisë varur një pikë jete.

Prapë… ia dola.Preka bregun tjetër
Dhe ndeza ngeshëm një cigar,
Një tufë zogjsh mbledhur në krekëz
Trembur më shihnin si një të marrë.

Pa ngava hapat pak më tutje
E sytë i ktheva, urën pashë.
Nuk di kush qiellit i bëri lutje,
Që në lubinë e lumit nuk rashë.

Harruar ia kisha tim eti porosinë
Dhënë që kur ecja avllisë zbathur;
" Bir, në jetë mos ji kurrë vetëtimë,
Kurrë mos më shkel në dërrasë të kalbur!"