>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Dua

Asgje per t'u mbajtur mend nga lajmet, e dashur,
Asgje.
Zhgualli mbi breshke i njejte
Dhe luspat mbi peshk e njejta gje.

Ne dy krahe te globit jemi ndare,
Jetojme veç virtualisht.
Ne aeroporte zogjte e qiellit i kane vrare
Dhe biletat nuk hyjne ne pune normalisht.

E dogja dhe bileten e fundit,
Nuk po pyes per kompesim a çfare,
Veç dua qe zogjte e dallendyshet,
Qiellin serish ta kene te lare.

Veç dua te jemi syri i njeri-tjetrit,
Plotesim buzesh te jemi, per hir te dashurise,
Ta ripushtojme prape qiellin,
T'i flakim rete ne galaktiiken e merzise.