Lumo Kolleshi
Mëngjes Maji
Maj,
Nuk ta dua ketë sy të përlotshëm…
Tufa mjegullash kalërojnë mbi pishat e buta,
Barin majë malit kërkojnë të kullotin
E monopatet ngjitin lodhshëm.
Përreth ballkonit, lulëzimin,
Mes shirash e zuri pjergulla,
Një pjeshkë adoleshente poshtë saj
I gëzohet rritjes së gjinjve.
Mushmolla pak më tej heq pushin e dyllëzon.
Po shega?
Herët është ngritur e krihet në pasqyrën e diellit,
Buzët në shpërthim i janë mbushur plot gjak.
Aty nisin hapat e mëngjesit,
Prushërohem dhe unë aty pak nga pak.

Komente 0