>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Portreti I Hipokrizisë

Diku në një cep të Galaktikës,
më kërkuan alienët një portret.
Çifut u bëra në mes të shkretëtirës,
portreti nuk u gjet që nuk u gjet.

Shalova të gjitha urat e Firences,
iu luta Michelangelos me përgjërime,
Davidi theu për pak gjuhën e heshtjes,
në mjegull u mbështoll Capela Cristine.

Një erë më ngriti qiellit shtjellë pluhuri,
mes xhindesh vet qielli u përflak,
përulësisht u fala te Onufri
të më jepte një penelatë të kuqe gjak.

U shprish dhe ajo mjekër hijerëndë,
sikur të ish eter apo fosfor,
Alienëve një besë u pata dhënë,
Ah, dhe besa s’u mbajtka dot me zor.

Askush nuk m’u përgjigj nga të mëdhenjtë,
portretin t’ia bënte hipokrizisë.
Njerëzit këtu poshtë po hahen si çakenjtë
e toka po mëndet në gji të marrëzisë.