>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Te Trishtohesh

Po se po, te trishtohesh e syrin ta perlotesh
Per nje femije, qe s'e sheh krodhen e bukes,
Per nje kale qe ererat ka ndare prej kohesh,
Per nje qen te goditur anes rruges.

Te trishtohesh per pranveren e nje vendi,
Qe e pret me flake dhe me tym,
Per nje fole qe zogun e vet trembi,
Per nje shtepi ku dera mban nje dryn.

Te trishtohesh edhe per nje kumbull
Ngarkuar me lule si nje te diele nuserie,
Kur bora ne mal nivelin e ka ulur,
Kur qan nje zog ne dritaren e nje shtepie.

Te trishtohesh kur koha ecen si gafore,
Kur buzeqeshja mbledh te linjtat permbi gjemba,
Kur ti merr per dore dhimbjen njerezore
Dhe s'di ne ç'gremine te hedh kemba.