>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Trill

Një rimel bore shkoi mali
Sot, pra, sot, për një prill.
Pranvera hapin s'di ku ndali,
Ec merre vesh, ç'është ky trill.

Befas ca fjalë m'i vodhën veshët
Tek kuvendonin shtruar ca pleq,
Se marsi plakat i ngjit ngeshëm
E në mal i ngrin ato për dreq.

Ky dimër që nuk qe i zoti,
Të shtronte janarin me borë,
Me prillin do të bëjë të fortin,
Pasthirrma lulesh mbi kurorë.

E mes pasthirrmave lulore
Trazohet shpirti im në prill,
Përgjunjet nën ca flokë bore,
I lutet natës të jetë veç trill.

Ua prishi dasmën edhe qershive,
Veshur te gjitha për nusëri.
Asnjë lajm nga froni i prëndive,
Por kuajt do kalërojnë e në borë e shi.