>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Pranvere E Ndaluar

Nese kjo korone do me lere gjalle,
Nese do ta gezoj dhe une fjalen "plak",
Niper e mbesa do t'i mbledh me nje peralle:
Na ish njehere nje lufte, pa predha, bomba e kondak.

Na ish nje lufte qe armikut s'ia pame syte,
Se ne mes tone patem dhe dezertore,
Me keq se ai na u bene armiku i dyte,
Kur s'kishte toke per varr, u shpiken krematore.

Pale ca sherbetore, lepires pjatash,
Qe studjosh e hiqnin veten filozofe,
Gjenin diku ca pende laraskash,
Popujve ua shitnin per gezof.

Pranveren nuk e njohem ate vit,
Lullet neper peme çelen krejt ndryshe,
Kur jeta vishte veten me meit,
Qiellit nuk i duhej asnje dallendyshe.

Prandaj o niper, mbesa, po ju lutem:
Kjo bote gjithmone do njohe gezim e halle,
Sot une veç per mjeket do perulem
Dhe asnje tjeter zoti s'do t'i falem.