>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Nga Romantika E Asaj Moshe

Mbi burimin rreze shkembit,
Nen pishen kurrorevarur
Qe krihte rrezet e diellit
Neper vapen gojehapur,
Une rrija dhe shikoja
Valet qe vinin mbi shkemb.
Ato vale do te doja
Nates t'ia shtroja jastek
Edhe gjumin ta largoja.

Te burimi me ndaloi
Nje si vajze a nje si zane
Edhe lleret i trazoi,
Ca sterkala lumit rane.
Syte i puthi, i afroi,
Shkava pak t'i vija prane.

Dielli po i vriste syte,
Ajo s'donte t'i largonte,
Shikonte veten e dyte.
Ç'fytyre! A i besonte?
U ra flokeve geshtenje
Per t'i çlodhur permbi supe,
Zogjte korrijes lane nje kenge,
Lumi ikte tutje, tutje.
Pa pritur e pa kujtuar
Nje gjerdan i bardhe, i bardhe
Shkau mbi gjoks e u rrezua,
E perpiu lumi ne vale.
Befas me ngriti nje ere
E me hodhi si shigjete,
Beri hark vetull e zeze,
Iu drodh shpirti porsi flete.
Kerkova ne fund te lumit
Te qafes se saj thesar,
Ajo gjurme i solli kumit,
Zgjati krahun si lastar.
Pa me la ta perqafoja
Dhe u drodh ne trupin tim,
Tek gjerdanin ia qafoja,
U bera trimi mbi trim.
Buze e saj veç kuqeloi
Si e mbjelle me trendafile.
Syri i saj keq me qelloi,
Trazim ne endrrat e e mia.
Ajo pishave kaloi,
Une nuk dija ku te rrija.
15.02.1981