Lumo Kolleshi
Kuaj Në Prill
Në më të humburën humbëtirë
Hedhur më ke si kalë pa fre
Dhe dihet ç'ndodh në shkretëtirë,
Qajnë qiej të largët për një re.
Në sytë e mekur të këtij kali
Kërkohet veç një pikë shi,
Digjen patkojtë mbi thëngjij zjarri
E flatra shpik përmbi shkreti.
E përmbi erëra bëhet vet erë,
Kapton mbi hone, ngrihet mbi male.
Eshtë prill, të them me zë të mjerë,
E kuajtë në prill nuk dinë të ndalen.
Hedhur më ke si kalë pa fre
Dhe dihet ç'ndodh në shkretëtirë,
Qajnë qiej të largët për një re.
Në sytë e mekur të këtij kali
Kërkohet veç një pikë shi,
Digjen patkojtë mbi thëngjij zjarri
E flatra shpik përmbi shkreti.
E përmbi erëra bëhet vet erë,
Kapton mbi hone, ngrihet mbi male.
Eshtë prill, të them me zë të mjerë,
E kuajtë në prill nuk dinë të ndalen.
13.04.2017
Komente 0