>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Ne Kerkim

Kërkojmë
Dhe leva e Arkimedit
Na thyhet purtekshëm nëpër duar
Sapo "Eureka"
Përqafohet me ajrin e ngopur
Të frymës sonë të mundimit
Gëzimi jeton veç një çast të mbramë
Për t'u hedhur sakaq në humnerat e trishitmit.
Në këtë orë pikëllimi
Një tjetër fytyrë i japim Zotit
Për t'u endur sërish nëpër shkretëtira
Me flamuj të shqyer oazesh,
Por prapë shpirti ynë bëhet deve
Dhe rend rërës së nxehtë nën saçin e diellit
Me buzët të djegura nga etja deri në përvlim,
Për të mbetur i denjë,
Një shpirt në kërkim.
19.04.2014