>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

All Saints' Day

Jemi skllevër të dëshirës për liri
Sa herë shpirti na lëndohet
Prej dredhirave të kohës
Ku psherëtin mistikja e ditëve
Pse Zoti na vë në provë pa dijeni
E zymtësia na damkos portretet
Si frymë të harruara kufomash të gjalla
Vajtojmë me gulçim rrugëve të jetës
Në marshin funebër të parakalimit të fundit
Drejt një strehe të re...

DËRGOI: