Marjeta Shatro Rrapaj
Brenda Shtjellës
Yjëzohen syve
Mijëra dëshira zjarri
Mijëra pasione të flakta
Ushtrime presionesh arteriale
Në psikozën e ndjesive
Për fluturim mbi ekzistencën
Si mijëra shkëndija
Shkrirë ajrit
Në shformësim pafajësie
Për ndezje metaforash
Në brendësi të vargut të heshtur.
Mijëra dëshira zjarri
Mijëra pasione të flakta
Ushtrime presionesh arteriale
Në psikozën e ndjesive
Për fluturim mbi ekzistencën
Si mijëra shkëndija
Shkrirë ajrit
Në shformësim pafajësie
Për ndezje metaforash
Në brendësi të vargut të heshtur.
Komente 0