>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

E Lirë

Dita nuk mjafton,
as nata po ashtu,
të rrëfej çfarë ndiej
me gjuhën e muzikës
që dëgjoj çdo çast.

Të vërtetat e fjalëve
i kam zbukurim jete
në heshtjen olimpike
larë me ujë vargjesh
rrjedhur prej syve
mbi shallin e lirisë
lidhur rreth qafe.