Marjeta Shatro Rrapaj
Stoike...
Stoike...
Askush nuk i dëgjoi thirrjet e mia
Kur kisha nevojë për përkrahje
Askush veç Zotit
E Ai më mësoi urtinë e heshtjes
Duke më ledhatuar lehtë kokën
Duke më treguar
se nuk isha vetëm në provën e durimit
Gjithmonë pranë meje në lutjen time
Ai, shpresa ime, ngushëllimi për brengat
Forca që lëviz gjakun në deje
Melhem për plagët e shpirtit
Bekim deri në shuarje
E vërteta e dhimbjes më të bukur
Të të jetuarit në harmoninë e të vuajturit
Thjesht pa u ankuar kurrë...
Askush nuk i dëgjoi thirrjet e mia
Kur kisha nevojë për përkrahje
Askush veç Zotit
E Ai më mësoi urtinë e heshtjes
Duke më ledhatuar lehtë kokën
Duke më treguar
se nuk isha vetëm në provën e durimit
Gjithmonë pranë meje në lutjen time
Ai, shpresa ime, ngushëllimi për brengat
Forca që lëviz gjakun në deje
Melhem për plagët e shpirtit
Bekim deri në shuarje
E vërteta e dhimbjes më të bukur
Të të jetuarit në harmoninë e të vuajturit
Thjesht pa u ankuar kurrë...
Komente 0