Marjeta Shatro Rrapaj
Rit...
Çdo mbrëmje, para gjumit
I njëjti dialog me veten
Çfarë bëre mirë
Çfarë bëre keq
Në vrapimin tënd larg të tjerëve
Zakoni yt të rrish vetëm
Dashuron vetveten të pastër
Të patrazuar nga stuhitë kalimtare
Të atyre që takon rrugës sate
Para pasqyrës
Përkëdhel me sy qenien
Përsosmërinë e Zotit
Bekuar me mendime të lira
Në debat të heshtur
me të padukshmen e fshehur të shpirtit
Ndërgjegje që shkrihet
Në avujt e qenies
Për të lehtësuar prej peshe
Vetveten...
I njëjti dialog me veten
Çfarë bëre mirë
Çfarë bëre keq
Në vrapimin tënd larg të tjerëve
Zakoni yt të rrish vetëm
Dashuron vetveten të pastër
Të patrazuar nga stuhitë kalimtare
Të atyre që takon rrugës sate
Para pasqyrës
Përkëdhel me sy qenien
Përsosmërinë e Zotit
Bekuar me mendime të lira
Në debat të heshtur
me të padukshmen e fshehur të shpirtit
Ndërgjegje që shkrihet
Në avujt e qenies
Për të lehtësuar prej peshe
Vetveten...
Komente 0