>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

E Duam

E duam ditën e ndriçuar prej diellit,
perëndimet e përflakura,
muzgjet e thyera,
natën me yje e hënë!

E duam ëmbëlsinë e zjarrit
magjinë e pêrkëdheljeve,
fjalët e bukura pëshpëritur lehtas,
ringjalljen e zemrave,
mbushur mirësi të pashtershme.

E duam dashurinë me krahë,
me mall e drithërimë,
me pasionin e çmendur,
në stinën e puthjeve pambarim.

DËRGOI: