Marjeta Shatro Rrapaj
Kreshendo E Çasteve...
Gjestet teatrale të ditëve
Luhen në rekuizitën e kohës
E secili djersitet për rolin e vet
Simbolika e frazave të gjalla
gdhendet ndërgjegjes së lodhur
prej shpejtësisë së dritës
që depërton portave të shpirtit
me kreshendo të intesitetit ndjesor të çasteve
Ku kujtimet I përkasin së shkuarës
E mbulohen me harresë në heshtje
Duke fshehur format e dikurshme
Si copëza jetë nga e djeshmja...
Luhen në rekuizitën e kohës
E secili djersitet për rolin e vet
Simbolika e frazave të gjalla
gdhendet ndërgjegjes së lodhur
prej shpejtësisë së dritës
që depërton portave të shpirtit
me kreshendo të intesitetit ndjesor të çasteve
Ku kujtimet I përkasin së shkuarës
E mbulohen me harresë në heshtje
Duke fshehur format e dikurshme
Si copëza jetë nga e djeshmja...
2.10.2023
Komente 0