>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Luftëtare Apo Engjëll?!

Mbrëmjes flet me erën,
vështrimit në të thellin sy,
qesh e bisedon në heshtje
me fjalë të ëmbla, të buta,
gris tisin e një nate plot yje
mbështjellë nga dëshirat e zjarrta,
lindur si bekim ripërtëritjeje
që ushqejnë qiellin e saj të lirë.
Asgjë mbinjerëzore,
asgjë jonjerëzore,
një shpirt i lirë femre
një krijese të adhuruar,
burim jete e mbarësie,
frymëmarrje perëndie prej Olimpi,
zbritur me ëndrrat e së nesërmes
lëmuar lehtë, me dritë mendimi,
rrezëllim lirie, gjuhë dashurie,
pëshpërimë paqeje, diell shprese,
ngritur mbi dhimbjet, grua amazonë.