>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Rebus?!

Jeta është vizualizim rebusi,
ku vetëdija konfuze kërkon çkodim enigmash,
zhburgosje shpirtërore nga boshi
në torturën e ferrit të gatuar vetë
mes intrigave të spërdredhura
të grackave të errësirës
ku kërkon ura komunikimi
ngritur mbi gërmadha paragjykimesh
për një botëkuptim të ri
pa brutalitetin në emër të dhembshurisë së tepruar
të shpresës së arratisur nga vetja prej dëshpërimit,
ku mbinjeriut të Niçes i kanoset plogështia, shterimi
e ai rri në pritje për Godonë e Beketit...