Marjeta Shatro Rrapaj
Atdheu Im
Mbetur zbuluar pa çati
Rrahur prej furtunash e stuhish
I përvuajtur historikisht
I përçudnuar prej barbarësh
Gjaktrazuar prej Lindjes e Perëndimit
Fattrembur prej dallgëve të kohës
Vështrimverbuar endesh udhëkryqesh
Ndër shekuj pa shpresë përpëlitesh, zvarritesh
Çfarë pret I strukur në harresë
Lirinë evropiane nuk e blen dot
Edhe pse trupin ta kanë shitur
bijtë e mallkuar në tregun e lirë
Deri kur do të vazhdosh kështu
Deri kur në errësirë o Zot
Rrahur prej furtunash e stuhish
I përvuajtur historikisht
I përçudnuar prej barbarësh
Gjaktrazuar prej Lindjes e Perëndimit
Fattrembur prej dallgëve të kohës
Vështrimverbuar endesh udhëkryqesh
Ndër shekuj pa shpresë përpëlitesh, zvarritesh
Çfarë pret I strukur në harresë
Lirinë evropiane nuk e blen dot
Edhe pse trupin ta kanë shitur
bijtë e mallkuar në tregun e lirë
Deri kur do të vazhdosh kështu
Deri kur në errësirë o Zot
Komente 0