>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Jam Me Ty

Unë gjithmonë jam me ty,
në çdo shkronjë,
fjalë, varg a një rresht,
në faqet e librave që lexon.
Jam rrezja e parë që të puth sytë e bukur,
shkëlqimi i hënës që të josh.
yll që të fton në tjetër hapësirë
e përherë më bën të ëndërroj.
Jam pranverë mbushur me të gjitha lulet,
borë mali që të freskon,
verë që të deh me ëmbëlsi,
ngjyrë ylberi që ngre urat kolorit.
Portreti im është përshfaqje,
e një deti, qielli e dielli,
ndaj zemra ime ndihet pezm i mbrëmjes
e fal në shpirt, përgjithmonë prarimin.
Nuk di ti përhumb tëndit vështrim
jam shpirti binjak që brenda teje fle!
Gëzoju dritës kur feks në dritare
e një tjetër ditë të troket pa zë.